Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Nuk shkohet në BE me bandat’/ Balliu: Më 11 maj, t’i japim goditjen e fundit narko-pushtetit
Kandidati demokrat për Qarkun e Tiranës, Klevis Balliu u ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës, që përmes votës më 11 maj, t’I japin fund narko-regjimit të Edi Ramës, që sipas tij nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka larguar të rinjtë dhe ka shpopulluar vendin. Në takimin elektoral me Njësitë 1, 3 dhe 14 në sheshin ‘Shtraus’ në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku me prezencën e liderit demokrat Sali Berisha, prezantohet edhe programi i PD-ASHM, Balliu tha se nën udhëheqjen e kryedemokratit Berisha, vendi ynë do të arrijë të fusë në BE, Shqipërinë. Sipas Balliut, kurrë nuk mund të ndodhë anëtarësimi, sa kohë që Rama shkon në Evropë përmes bandave kriminale, nga Bajrat te Hajri e Suel Çela. Në çdo biznes kërkohet punëtor. Janë...