Rezoluta e PPE, Berisha: Damkosi Ramën si armik i votës së lirë!

Rezoluta e PPE, Berisha: Damkosi Ramën si armik i votës së lirë!

Ditën e djeshme, Partia Popullore Evropiane miratoi një rezolutë të jashtëzakonshme të titulluar “Integriteti Zgjedhor në Shqipëri”, e cila flet për situatën politike në vend një javë para zgjedhjeve parlamentare. Lidhur me këtë rezolutë reagoi edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Përmes një konference për shtyp, kryedemokrati lexoi pikat e rezolutës dhe u shpreh se ajo e damkosi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha: Mirëdita, dje në Valencia, kongresi i PPE, që grumbullon 82 parti të qendrës së djathtë të kontinentit evropian, të cilat udhëheqin Komisionin dhe Parlamentin Europian, udhëheqin Gjermaninë, Austrinë dhe janë kryeministra në 12 vende të tjera dhe qeveri në disa të tjera, miratoi rezolutën emergjente numër 4, vetëm një javë përpara zgjedhjeve...