Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
”Po blejnë vota”, PD padit në SPAK ish-nënkryetaren e Bashkisë Korçë
Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Korçës, Ivi Kaso thotë se kanë paditur në SPAK, ish-nënkryetaren e bashkisë juglindore, Besa Spaho, për shkelje të rënda të ligjit zgjedhor. Për të Spaho dhe stafi i saj i ngushtë janë përfshirë në blerjen e votave për Partinë Socialiste si edhe kanë shantazhuar qytetarë e biznese. ”E kemi paditur në SPAK atë së bashku me enturazhin e vet, drejtorët rajonalë të AKU-së, hipotekës, tatim taksave të cilët janë turrur për të blerë votat e PS, janë turrur për t’iu bërë presion dhe shantazh bizneseve dhe qytetarëve për të votuar personalisht Besa Spahon. Paralajmërojmë të gjithë këta banditë zgjedhorë, duke filluar nga Niko Peleshi, duke vazhduar te Besa dhe gjithë enturazhit të tyre që pas datës 11 Maj...