Si u bë Aldrich Ames spiuni më i dëmshëm i SHBA-së

Si u bë Aldrich Ames spiuni më i dëmshëm i SHBA-së

Për gati një dekadë, Aldrich Ames shiti informacione sekrete te Bashkimi Sovjetik, duke komprometuar më shumë se 100 operacione të fshehta dhe duke çuar në vdekjen e të paktën 10 agjentëve perëndimorë. Me 28 prill 1994, spiuni i dyfishtë u dënua me burgim të përjetshëm. Në shkurt të atij viti, BBC foli me një nga spiunët që u tradhtua nga Ames, por që arriti të mbijetojë. Në vitin 1985, agjentët sovjetikë që punonin për CIA-n filluan papritur të zhdukeshin. Njëri pas tjetrit, këto burime të inteligjencës perëndimore kapeshin nga shërbimi sekret sovjetik, KGB, merreshin në pyetje dhe, shumë shpesh, ekzekutoheshin. Oleg Gordievsky ishte një nga këta agjentë të dyfishtë. Si shefi i stacionit të KGB-së në Londër, ai kishte punuar fshehurazi për shërbimin sekret të...