Aksident i frikshëm në Peqin-Elbasan, plagoset rëndë çifti i bashkëshortëve

Aksident i frikshëm në Peqin-Elbasan, plagoset rëndë çifti i bashkëshortëve

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme, rreth orës 14:35, në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Elbasan, në vendin e njohur si Vidhas. Sipas burimeve paraprake, në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa pasojat kanë qenë të rënda për drejtuesin e njërës prej makinave dhe bashkëshorten e tij, të cilët kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit më të afërt për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Informacionet e para nga vendngjarja tregojnë se aksidenti ka ndodhur në momentin kur njëri nga automjetet, që kishte kryer një ndalesë për furnizim me karburant, ka tentuar të rikthehet në rrugën automobilistike. Gjatë kësaj manovre, ai është përplasur me një tjetër automjet që po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Elbasanit....