Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Plagosi me thikë partneren e ish-burrit se i dhunoi djalin, arrestohet 42-vjeçarja në Berat
Një 42-vjeçare në Berat është arrestuar në flagrancë pasi ka plagosur me thikë bashkëjetuesen e ish-bashkëshortit të saj. Sipas njoftimit të Policisë, partnerja e ish-burrit, dy ditë më parë është vënë nën hetime pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të 42-vjeçares. “Specialistët e Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestuan në flagrancë shtetasen P. Sh., 42 vjeçe, banuese në fshatin Kamçisht, Berat, pasi ditën e djeshme ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëjetuesen e ish-bashkëshortit, shtetasen B. I., 41 vjeçe, banuese në Kamçisht, Berat. Për shtetasen B. I, dy ditë më parë ka nisur procedimi penal për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të bashkëjetuesit të saj, njëkohësisht dhe djali i shtetases P....