No Image Available

‘Lindur së prapthi’ i Rita Petros kapërcen kufijtë, botohet në Greqi

Një ngjarje letrare e veçantë që shënon një urë të re kulturore mes Shqipërisë dhe Greqisë: shtëpia botuese “By the Book Publications” do të botojë në qershor 2025 përkthimin greqisht të romanit “Lindur së prapthi” (titulli në greqisht: Αναποδογεννημένη”, vepra e parë në prozë e shkrimtares së njohur shqiptare Rita Petro.Romani, i botuar fillimisht në nëntor 2022, përfaqëson kalimin e saj nga poezia në prozë dhe u prit me vlerësime të larta, duke u përfshirë në listën e 13 kandidatëve për Çmimin Evropian të Letërsisë 2024. Ky përkthim dhe botim në greqisht konfirmon rëndësinë në rritje të zërit letrar të Petros në hapësirën evropiane.Rita Petro ka studiuar Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Tiranës dhe më pas u specializua në Filozofi dhe Kulturë të...