Rama sulmon partitë e vogla: Ne shyqyr hoqëm qafe LSI-në, e kishim nyje në grykë!

Rama sulmon partitë e vogla: Ne shyqyr hoqëm qafe LSI-në, e kishim nyje në grykë!

Kreu i PS, Edi Rama, nga Dimali, ka sulmuar partitë e vogla, duke i quajtur të rinj vetëm në moshë e fytyrë por jo në çështjet e politikës. Rama sulmoi edhe Berishën duke thënë se shkrirja e SPAK, do të thotë të kthehet drejtësia në “kënetën e bufit”. “Bufi thotë se më 12 maj do të shkrijë SPAK-un. Do të thotë se drejtësia do të kthehet në kënetën e bufit. Dmth kur vriten 4 qytetarë poshtë zyrës së bufit, do të kthehen sportelet që njerëzit do të copëtohen në radha dhe emigrantët do të vijnë këtu në vend për të marrë shërbime. Sa për lekët, e dini ju, si janë. 6 mln dollarë për të pastruar imazhin e bufit dalin për të tjera sdalin. Ata...