Zjarre masive në malet në perëndim të Jeruzalemit, Hamasi: Digjni gjithçka

Zjarre masive në malet në perëndim të Jeruzalemit, Hamasi: Digjni gjithçka

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në mëngjes në pyllin e Eshtaolit, në zonën malore në perëndim të Jeruzalemit. Për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit dhe rrezikut që ai të dalë jashtë kontrollit, autoritetet izraelite kanë shpallur gjendjen e emergjencës. Grupi palestinez Hamas ka publikuar një mesazh në Telegram ku u bën thirrje palestinezëve që të “djegin gjithçka që munden – pyje, male dhe shtëpitë e kolonëve izraelitë”. Në të njëjtin mesazh thuhet se të rinjtë palestinezë në Bregun Perëndimor, në Jeruzalem dhe brenda Izraelit kanë djegur makinat e tyre si akt proteste, dhe se Gaza “pret hakmarrjen e të lirëve”. Në rrjetet sociale, zjarret janë quajtur “Flakët e Përmbytjes”, një referencë ndaj emrit “Përmbytja e Al-Aqsas” që Hamasi përdori për sulmin e 7 tetorit. Një kanal lajmesh...