Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Nga Spanja drejt e në Astir, Berisha premton infrastrukturë më moderne arsimore, shëndetësore dhe rrugore
Sali Berisha zhvilloi këtë mbrëmje një takim elektoral në njësinë numër 14 në Tiranë, e njohur si zona e Astirit, ku edhe bëri prezantimin e kandidatëve. Ai tha se banorët do të kenë infrastrukturën më moderne arsimore, shëndetësore dhe rrugore. Berisha tha se në projektin e qeverisë së ardhshme do të adresohen me urgjencë gjithë problemet e krijuara nga injorimi i qeverisë. “Garanci për këtë do jenë deputetët tuaj, kryetari i PD tuaj, do të jetë Sali Berisha. Ju që mbrojtët vlerat qytetare, mbrojtët banesat tuaja, ju do të keni infrastrukturën më moderne arsimore, shëndetësore, rrugore dhe të gjithanshme. Të imagjinosh një zonë kaq të madhe, pa asnjë kopsht, pa asnjë çerdhe, do të thotë të kesh urrejtje për fëmijët dhe ai që urren fëmijët,...