Burimi:
Lajme.al

Foto © Lajme.al
Rama ndan pamjet: Ndizen dritat mbi ‘Bypass-in’ këmbësor të Lungomares 2
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau në rrjetin e tij social “Facebook” momente nga ndezja e dritave mbi Bypass-in këmbësor të Lungomares 2. Sipas tij, ky bypass ofron një panoramë spektakolare. Kreu i qeverisë, mes tjerash, u shpreh se ky investim i ri mundëson kalimin e zonës së tunelit përmes një hapësire të re publike. “Ndizen dritat mbi bajpasin këmbësor të Lungomares 2, i cili ofron një panoramë spektakolare duke mundësuar “kalimin” e zonës së tunelit përmes një hapësire të re publike dhe lidhjen e dy plazheve të bukura në një, pjesë e projektit të madh që përfshin Lungomaren 3 të Rradhimës”, shkroi Rama në rrjetet sociale. Projekti Lungomare 2 në Vlorë përfshin 1 kilometër plazh të kombinuar urban dhe natyral, pishinën olimpike e pishinën...