Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Berisha takim me Komisionerin e BE, Hahn: Do ngre zërin për çdo problematik të PD-së
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet këto ditë në Valencia, pasi po merr pjesë në samitin e Partisë Popullore Europiane. Ditën e sotme, kreu i PD-së ka zhvilluar një takim me Komisionerin Johannes Hahn. Në këtë takim u diskutua mbi situatën politike, shqetësimet mbi gjendjen e demokracisë në vend, kapjen e institucioneve, presionin ndaj opozitës dhe largimin masiv të qytetarëve shqiptarë. Berisha theksoi se keqqeverisja e kryeministrit Edi Rama dhe përfshirja e tij në manipulimin e institucioneve ka sjellë një erozion të standardeve demokratike. Ai ngriti shqetësime edhe për heshtjen dhe qëndrimin pasiv të disa zyrtarëve në Bruksel dhe ambasadorëve të huaj, të cilët sipas tij kanë mbyllur sytë ndaj këtyre fenomeneve dhe kanë mbështetur në mënyrë të drejtpërdrejtë Ramën. Nga ana tjetër, Komisioneri...