Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Miniera e arit në turizmin shqiptar janë malet”, Rama: Pas zgjedhjeve do nisë zbatimi i “Paketës së Maleve”
Kreu i qeverisë shqiptare, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim elektoral në Kukës. Duke folur për arritjet dhe sfidat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian Rama vuri theksin mbi potencialin e jashtëzakonshëm që malet shqiptare përfaqësojnë për zhvillimin e turizmit, duke i quajtur ato “miniera ari” të pazbuluara plotësisht. Gjithashtu bëri me dije se pas zgjedhjeve do të fillojë zbatimin edhe “Paketa e Maleve” e cila përfshin lehtësira ligjore, financiare dhe fiskale për të gjithë ata që duan të investojnë në agroturizëm. Rama: Miniera e arit në turizmin shqiptar nuk është bregdeti por malet. Tani kanë filluar dhe të huajt t’i zbulojnë malet, por kur në male të fillojë edhe një zinxhir investimesh aty do jetë momenti...