Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
NGA ENGJËLL GJUGJA – Për “transparencë të plotë”, s’e preferojnë kostumin por nudizmin…!
Paska dalë Partia Socialiste me nji deklaratë, me gjuhë që ma shumë të kujton lajmet e mbramjes në TVSH- në e kohës së qoftëlargut, se nji reagim serioz. Plot me “bosht reformash” dhe batuta të vjetra që na e kujtojnë foltoren ku kruhej hunda e bërtitej “fillimi i RII…”. Çka i ka pengue kësaj here? Nji djalë me kostum. Po, Tedi Kopliku, kandidat i Partisë Demokratike, i ri, serioz, përfaqësues i rinisë shkodrane. E çka bani ky që doli me kostum, në diell, në Shkodër. A thua duhet me dalë me rroba banjoje në konferencë, apo, edhe ma mirë, nudo si udhëheqësi suprem që ka për zakon me zhvesh institucionet nga çdo përgjegjësi? Alamet diskursi politik kritika e kostumit! E pra, ky “kostum” që sot...