‘Shqipëria, perlë e fshehur’, Travel and Tour World rekomandon lexuesit: Vizitojeni

‘Shqipëria, perlë e fshehur’, Travel and Tour World rekomandon lexuesit: Vizitojeni

Travel and Tour World, e cilëson vendin tonë si një perlë të fshehur të Evropës Juglindore, me plazhe piktoreske dhe ujë të kristaltë që duhen vizituar. Në një artikull dedikuarm revista britanike e rekomandoi Shqipërinë për turistët që nuk duan të harxhojnë një sasi të madhe parash, por që sërish duan të marrin shërbimin e duhur. “Vendi ofron një gamë të larmishme atraksionesh, duke përfshirë Kanionin e Gjipesë, i vendosur midis Dhërmiut dhe Vunoit, i cili përfundon në plazhin e pacënuar të Gjipesë. Rajoni i Ksamilit, i referuar shpesh si Maldivet e Evropës, po fiton popullaritet në rrjetet sociale, ndërsa Dhërmiu krenohet me një nga plazhet më të njohura dhe më të gjata të Shqipërisë.” Shkruhet në artikull Gjithashtu, Travel and Tour World shkruan se...