Berisha në Spanjë: E gjithë bota pret fitoren e PD-së në 11 maj, ironia e Ramës vjen nga frika

Berisha në Spanjë: E gjithë bota pret fitoren e PD-së në 11 maj, ironia e Ramës vjen nga frika

Nga Kongresi i Partive Popullore Europiane, Sali Berisha tha se bota pret fitoren e PD në zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se nën drejtimin e saj do të mundësohet anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në forumet ku marrin pjesë kancelari Merz, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, kryetarja e Parlamentit Europian Roberta Metsola dhe 14 kryeministra europianë, Berisha theksoi se Shqipëria ndodhet sot në duart e një narkoshteti që, sipas tij, ka shndërruar zgjedhjet në fasadë dhe ushtron terror ndaj opozitës. ”Këtu në sy të Europës, kam denoncuar të vërtetën e trishtë për regjimin e Edi Ramës. Po i tregojmë Europës se shqiptarët janë gati për një të ardhme ndryshe, për shtet ligjor dhe integrim”, deklaroi Berisha. Ai bëri të ditur...