56 vjet nga demonstratat e vitit 1968 në Prizren për Republikën e Kosovës
Më 6 tetor të vitit 1968 në qytetin e Prizrenit nisën demonstrata masive, më të mëdhatë në Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore. Demonstratat nisën pranë ndërtesës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e më pas u shtrinë edhe në Suharekë më 8 tetor dhe në Pejë më 19 tetor. Ato shprehën hapur kërkesën e shqiptarëve për shpalljen e Kosovës Republikë dhe të drejtën e vetëvendosjes. Ngjarjet u zhvilluan në një klimë të zgjimit kulturor dhe kombëtar shqiptar. Një rol të rëndësishëm në këtë proces luajti Konsulta Gjuhësore e Prishtinës, e mbajtur më 22–23 prill 1968, ku u trajtua çështja e njësimit të gjuhës letrare shqipe. Kjo atmosferë u ndikua edhe nga kremtimet e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, si dhe nga vala e lëvizjeve...
Burimi:
kultplus.com