Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Sulmi më i mirë kundër mbrojtjes më të mirë, gjysmëfinalja Barcelona-Inter premton spektakël
Gjithçka është gati në “Stadio Olimpico Lluís Companys” për përballjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Interit. Në lojë është një vend në finalen e madhe dhe pritet një sfidë emocionuese mes dy ekipeve me identitete të ndryshme: katalanasit me sulmin më të mirë të turneut (37 gola) dhe zikaltërit me mbrojtjen më të fortë (vetëm 8 gola të pësuar). Interi vjen në këtë sfidë pas një jave të vështirë. Eliminimi nga Kupa e Italisë dhe humbja e kreut të Serie A ndaj Napolit e kanë tronditur ekipin e Simone Inzaghit, që kërkon kthesën pikërisht në Europë. Në krahun tjetër, Barcelona udhëton me moral të lartë. Kryeson në La Liga dhe pas suksesit në Copa del Rey kundër Real Madridit, skuadra...