Komisionerja e BE-së i kërkon kryeministrit të Serbisë bashkëpunim për reforma

Komisionerja e BE-së i kërkon kryeministrit të Serbisë bashkëpunim për reforma

“Bashkëpunoni me ne për reformat, në mënyrë që anëtarësimi juaj në Bashkimin Evropian të bëhet i mundur”, u shpreh në Beograd komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Gjuro Macut, më 29 prill. Kos theksoi reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, lirinë e medias dhe përmirësimin e procesit zgjedhor si probleme në të cilat Serbia duhet të punojë. “Bashkëpunoni me ne për krijimin e një gjyqësori të pavarur që mund të luftojë në mënyrë efektive korrupsionin, për zbatimin e ligjit dhe krijimin e institucioneve që do të mundësojnë media të lira, ku të gjitha mendimet të përfaqësohen”, theksoi komisionerja evropiane. “Bashkëpunoni me ne për të vendosur një kornizë zgjedhore që do të sigurojë që vullneti i popullit serb të dëgjohet...