Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Fushata më e akullt’, Spahiu: Parashikoj që PD do marrë në zgjedhje rezultat më të dobët se në vitin 2021
Juristi dhe analisti Kreshnik Spahiu e ka cilësuar fushatën elektorale të 11 majit si më të ftohtën dhe më të paorganizuarën që prej fillimit të pluralizmit në Shqipëri. Gjatë një analize në një studio televizive, ai vendosi një “bast publik” se Partia Demokratike, në koalicion me Ilir Metën, do të marrë më pak mandate deputetësh sesa mori Lulzim Basha në vitin 2021. “Kjo është fushata më e ftohtë, më e akullt, më e qetë, e paorganizuar. Unë i kam ndjekur të gjitha dhe PD-ja ka qenë gjithnjë kampione e tubimeve, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve. Sot ka dhjetëra arsye përveç sondazheve, se e dinë rezultatin elektorati dhe lideri i saj. Nuk ka rotacion më 11 maj. Kemi PS-në përballë 10 subjekteve”, deklaroi Spahiu. Ai theksoi se...