Vrasja në Itali/ Pren Shota në arrest shtëpie, dëshmia: Im bir e qëlloi pasi Vladimiri më kafshoi veshin

Vrasja në Itali/ Pren Shota në arrest shtëpie, dëshmia: Im bir e qëlloi pasi Vladimiri më kafshoi veshin

Pren Shota do të lirohet nga burgu. Kjo u përcaktua nga Gjykata e Apelit e cila urdhëroi masën e arrestit shtëpiak me një byzylyk elektronik për 66-vjeçarin banor të Sacile-s. Faktet i referohen vrasjes së Vladimir Topjanës që ndodhi më 6 prill në Fontanafredda. 43-vjeçari me shtetësi shqiptare u vra përpara Bar Sporting Milan Club pas një debati të ashpër me një bashkatdhetar. Roger Shota, autori i vrasjes, u arrestua po atë natë në Orsago, në provincën e Trevisos. Babai, Pren Shota, u arrestua me akuzën e bashkëpunimit në vrasje. Ai është paraqitur tashmë para gjykatësit për të bërë disa deklarata spontane. Pas kësaj, ai zgjodhi të fliste, si me prokurorin, ashtu edhe me zëvendësprokuroren, për të përcaktuar se çfarë ndodhi atë natë në Fontanafredda....