Misioni i ODIHR publikon raportin e parë për fushatën zgjedhore të 11 Majit

Misioni i ODIHR publikon raportin e parë për fushatën zgjedhore të 11 Majit

Misioni i ODIHR që ka mbërritur në Tiranë prej 1 Prillit në raportin e parë për fushatën zgjedhore të 11 Majit e përshkruan ate si të qetë. Debatet më të ashpra sipas tij kandidatët dhe subjektet zgjedhore po i zhvillojnë në rrjetet sociale. Sulmet personale midis udhëheqësve të partive kryesore misioni i vlerëson të zakonshme për realitetit shqiptar, përfshirë akuzat e ndërsjella për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Partitë më të vogla siç i kanë pohuar vetë vëzhgueseve do të vazhdojnë të  përqëndrohen në forma më të vogla si aktiviteteve derë më derë dhe në rrjetet sociale, edhe pse në dokument vihet re se dhe në këto të fundit këto subjekte janë më pak aktive se dy partitë e mëdha. Në dokument bën...