“Rrëfimi i tingujve” në hollin koncertor, TKOB: Ky koncert është një përjetim unik

“Rrëfimi i tingujve” në hollin koncertor, TKOB: Ky koncert është një përjetim unik

Tinguj të ndjerë u rrëfyen në hollin koncertor të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit këtë të diel, duke prekur të gjithë artdashësit e pranishëm në sallë. Për të pranishmit në koncertin “Rrëfimi i tingujve”, pianisti i jashtëzakonshëm Nicola Pio Nasca solli një rrëfim muzikor, që shkoi përtej notave, përtej shikimit, drejt thellësive të shpirtit njerëzor. “Sot nuk është më çudi që sallat e TKOBAP-së mbushen plot e përplot në çdo shfaqje apo koncert”, shprehet teatri, që ka ndarë në faqen e tij dhe disa momente të këtij koncerti. Pianisti Nicola Pio Nasca solli një udhëtim muzikor përmes veprave të Bach, Liszt, Chopin dhe Albeniz. TKOB shprehej përpara koncertit se vetëm 22 vjeç, nga Bari i Italisë, Nicola Pio Casa është pianisti i parë italian...