Vajza i akuzohet për vrasjen e ish-partnerit, flet e ëma e Kejsi Spahillarit: Çdo gjë është sajesë

Vajza i akuzohet për vrasjen e ish-partnerit, flet e ëma e Kejsi Spahillarit: Çdo gjë është sajesë

Prokuroria e Korçës ka zbardhur pas 7 vitesh vdekjen e Antonio Karafilit, i cili në vitin 2018 u raportua se kishte vrarë veten duke u varur në një pemë. Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për ish-partneren e Karafilit, Kejsi Spahillari, e dyshuar për vrasjen e të riut. Sipas Prokurorisë, nga provat biologjike rezulton se Rexhep Vathi dhe Kejsi Spahillari kanë mbytur me çarçaf Antonio Karafilin dhe më pas e kanë varur në pemë, duke inskenuar vetëvrasjen. Motivi i krimit dyshohet të ketë qenë një lidhje paralele që Kejsi Spahillari kishte me viktimën dhe Rexhep Vathin. Pas ngjarjes, Spahillari emigroi në Kanada, ndërsa në gusht të vitit 2024, Rexhep Vathi vrau veten. Në lidhje me këtë ngjarje të...