Tentativa e tetë për konstituimin e kuvendit të Kosovës

Tentativa e tetë për konstituimin e kuvendit të Kosovës

Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sot në vazhdimin e tetë të seancës për konstituimin e legjislativit të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Vazhdimi i seancës nis në orën 10:00 dhe është caktuar nga kryesuesi Avni Dehari. Rregullorja e Kuvendit të Kosovës parasheh që çdo ndërprerje e seancës konstituive nuk mund të zgjasë më shumë se 48 orë. Në pesë tentime, Lëvizja Vetëvendosje dështoi të sigurojë votat për zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryetare të re të Kuvendit. Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pasi të jenë emëruar kryetari dhe nënkryetarët, për t’i hapur rrugë formimit të Qeverisë së re, për të cilën Albin Kurti nuk i ka votat e nevojshme. Albulena Haxhiu shihet nga opozita figurë përçarëse, por Vetëvendosje këmbëngulë se ajo është kandidate...