Depresioni dhe sëmundjet kardiovaskulare u kushtojnë mbi 100 miliardë euro në vit në BE-së për shkak të kushteve të këqija në punë

Depresioni dhe sëmundjet kardiovaskulare u kushtojnë mbi 100 miliardë euro në vit në BE-së për shkak të kushteve të këqija në punë

Një studim i Institutit Evropian të Sindikatave (ETUI), i publikuar të hënën, ka vlerësuar koston ekonomike të depresionit dhe sëmundjeve kardiovaskulare të shkaktuara nga pesë faktorë psikosocialë në vendin e punës. Sipas këtij raporti, Bashkimi Evropian humbet mbi 100 miliardë euro në vit si pasojë e depresionit të lidhur me punën. Pesë rreziqet psikosociale të identifikuara janë: stresi në punë, orët e gjata të punës, pasiguria në vendin e punës, mungesa e balancës mes përpjekjes dhe shpërblimit, si dhe ngacmimi moral. Këto rreziqe, sipas të dhënave të mbledhura që nga viti 2015, mund të kenë pasoja tragjike. Sipas studiueses Sonia Nawrocka nga ETUI, rreth 6,000 vdekje nga sëmundjet e zemrës dhe mbi 5,000 vetëvrasje të shkaktuara nga depresioni janë rezultat i ekspozimit ndaj këtyre rreziqeve...