Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Moratti: Me mua s’u përmend kurrë tripleta, para se ta fitonim. Interit i bëri keq që u fol për të
Interi nuk ka më mundësi ta fitojë tripletën sezonale, pas eliminimit nga Kupa e Italisë në duart e Milanit, në gjysmëfinale. Tani rrezikon edhe të mos fitojë kampionatin, duke qenë 3 pikë prapa Napolit, 4 javë para fundit. I fundit që ka fituar tre trofe në të njëjtin sezon me zikaltrit ka qenë presidenti historik Massimo Moratti, i cili foli për mikrofonin e “Radio Kiss Kiss”: “Ditën e tripletës isha shumë entuziast, por ndjeva gjithashtu që ajo ndjesi ishte ndryshe nga ajo që prisja. Arritja e një rezultati, që e imagjinoja si shumë më të vështirë, ia lë vendin direkt diçkaje tjetër. Sapo fiton, duhet të mendosh menjëherë për atë që vjen më pas. Të arrish të pamundurën, të heq pak nga lumturia”. Ish-presidenti i...