Kanada / Fiton partia Liberale, Mark Carney: Nëse SHBA s’do më ta udhëheqë botën, do ta bëjmë ne!

Kanada / Fiton partia Liberale, Mark Carney: Nëse SHBA s’do më ta udhëheqë botën, do ta bëjmë ne!

Kryeministri i sapozgjedhur i Kanadasë, Mark Carney, në fjalimin e tij të parë pas fitores, ka mbajtur një qëndrim të fortë kundrejt Shteteve të Bashkuara, duke deklaruar se “Amerika dëshiron tokën tonë, burimet tona, vendin tonë – por kjo nuk do të ndodhë kurrë”. Duke folur përpara mbështetësve të entuziazmuar, Carney theksoi se përulësia – një nga tri vlerat që ai ka shpallur si bazë të qeverisjes së tij – nënkupton bashkëpunim me të gjitha partitë politike, provincat dhe popullsitë indigjene. Ai u shpreh se synon të bashkojë punëtorët, biznesin dhe shoqërinë civile, ndërsa paralajmëroi se qeveria duhet të përgatitet për skenarët më të vështirë. Në një deklaratë që ngriti në këmbë sallën, Carney akuzoi SHBA për përpjekje që “ta shkatërrojë Kanadanë, në mënyrë që...