KSHZ urdhëron mbylljen e zyrave zgjedhore të disa subjekteve

KSHZ urdhëron mbylljen e zyrave zgjedhore të disa subjekteve

omisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi shqyrtoi sot administrativisht kërkesën nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit të spotit/reklamës të subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”. Pas dëgjimit të pretendimeve të palëve, shqyrtimi do të vijojë në seancën e radhës pas administrimit të provave. Në seancën e sotme KSHZ shqyrtoi edhe 21 raportet e shkeljeve të depozituara nga monitoruesit e fushatës zgjedhore për periudhën 24-28 prill 2025. Në kundërshtim me nenin 5, pika 1 e udhëzimit nr. 6, datë 23.3.2021 të KSHZ, subjektet zgjedhore: Koalicioni “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” kanë hapur zyra zgjedhore në bashkitë Dibër, Fier, Kamzë, Këlcyrë, Korçë, Përmet, Pukë dhe Tiranë. Partia Mundësia, ka hapur zyra zgjedhore në bashkitë Kukës dhe Gjirokastër. “Koalicioni...