Burimi:
AgroWeb.org

Foto © AgroWeb.org
Startup inovativ TNLP: Një zgjidhje për zhvillimin e zonave rurale dhe jetën më të mirë të të moshuarve
Në një kohë kur popullsia globale po plaket dhe qytetet po bëhen gjithnjë e më të ngjeshura dhe të shtrenjta për të jetuar, TNLP shfaqet si një zgjidhje inovative që adreson dy probleme kryesore: izolimin dhe vetminë e të moshuarve, si dhe zhvillimin e zonave rurale. Kjo iniciativë, e udhëhequr nga Egli Isufaj, një ekspert i shquar në fushën e Teknologjisë së Informacionit me një eksperiencë të gjatë në zhvillimin dhe testimin e software-ve, synon të revolucionarizojë mënyrën se si të moshuarit jetojnë dhe të kontribuojë në një shpërndarje më të barabartë të popullsisë. Çfarë është TNLP dhe si funksionon? ‘TNLP’ ose ‘The New Life Proposition’ është një platformë dixhitale inovative që lidh të moshuarit që kanë shtëpi të papërdorura në zonat urbane me persona...