Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kontrata për heqjen e non gratës së Berishës, deputeti demokrat: U firmos në mungesë të transparencës! Berisha ka gjëra për të fshehur…
Kontrata 6 milionë dollarëshe e Partisë Demokratike për heqjen e non gratës së Sali Berishës në SHBA, për deputetin demokrat Ferdinand Xhaferraj, është nënshkruar në kushtet e mungesës së plotë të transparencës. Në një intervistë për ABC News, deputeti Xhaferraj hedh dyshime për burimin e parave. “Kontrata 6 milionë dollareshe na provon vetëm një gjë, që aleanca për Shqipërinë madhështore deri tani vetëm nongratën e Berishës ka bërë madhështore. Është një kontratë që ajo që dimë deri tani, është e vendosur në kushtet e mungesës së plotë të transparencës dhe tregon që ka gjëra për të fshehur.” Xhaferraj tha se kjo kontratë është vetëm për interesat përsonale të Sali Berishës, njëjti siç ishte edhe kthimi i tij në krye të PD, tre vite më parë....