Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

Ish-Uzina e Autotraktorëve do të vihet në funksion të Industrisë Ushtarake për prodhimin e uniformave dhe montimin e mjeteve të blinduara, transportuesve të artilerisë, zjarrfikëseve dhe autoambulancave. Projekti u prezantua nga vetë kryesocialsiti Edi Rama. “Bëhet fjalë për një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv për Forcat tona të Armatosura, për ekonominë tonë kombëtare dhe për komunitetin këtu pasi në kuadrin e rilindjes së industrisë ushtarake në Shqipëri, ne kemi një sërë projektesh për rijetësimin e një infrastrukture të vjetër të mbetur jashtë funksionit, siç është dhe kjo strukturë këtu apo siç ishte dhe infrastruktura e kompleksit industrial të Rubikut apo infrastruktura të tjera në territorin e Shqipërisë. Kjo do të bëjë që nga njëra anë rritja e përvitshme dhe domethënëse e buxhetit të mbrojtjes të shkojë për...