Fshehu qindra steka me cigare, arrestohet 28-vjeçari në portin e Durrësit

Fshehu qindra steka me cigare, arrestohet 28-vjeçari në portin e Durrësit

Policia ka arrestuar një 28-vjeçar në portin e Durrësit, pasi kishte futur në një fugon 177 steka me cigare. Policia arrestoi në flagrancë shtetasin R. S., 28 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”. Sipas uniformave blu, i arrestuari i kishte fshehur cigaret për t’iu shmangur detyrimeve doganore, ndaj ato u sekuestruan bashkë me fugonin në cilësinë e provës materiale. “Policia Kufitare e portit të Durrësit, në vijim të goditjeve ndaj krimeve ndërkufitare, si rezultat i  intensifikimit të kontrolleve, analizës së riskut dhe inteligjencës policore, ka goditur në bashkëpunim me autoritetet doganore të portit, një rast të tentativës për të kontrabanduar mallra. Për...