Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale në Kinë po arrin përmasa mahnitëse

Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale në Kinë po arrin përmasa mahnitëse

Më 6 mars, në Kinë u hap faqja e robotit të Inteligjencës Artificiale, Manus. Vetëm disa orë më vonë, vizitorët që vërshuan në internet, shkaktuan mbingarkesë dhe ndërprerjen e shërbimit online.Kompania që e krijoi robotin, Butterfly Effect, thotë se teknologjia e saj është më e mirë se ajo e kompanisë amerikane të Inteligjencës Artificiale, OpenAI, e cila krijoi platformën ChatGPT. Tani kompania lejon hyrjen në sistem vetëm me ftesë, për të përballuar trafikun, shkruan The Economist.Manus është shembulli i fundit i manisë që ka kapluar Kinën që nga janari, kur firma startup e Inteligjencës Artificiale DeepSeek, tronditi botën me një model të ri të çuditshëm që rivalizoi menjëherë modelet perëndimore.Efekti në tregjet kineze ka qenë vërtet tronditës. Aksionet janë rritur në nivelin më të lartë...