Kishte fshehur cigare kontrabandë në furgon, pranga 28-vjeçarit në Portin e Durrësit

Kishte fshehur cigare kontrabandë në furgon, pranga 28-vjeçarit në Portin e Durrësit

Policia Kufitare në Portin e Durrësit ka goditur një rast të tentativës për kontrabandimin e mallrave. Në pranga ka rënë një 28-vjeçar, pasi në furgonin e tij kishte fshehur 177 steka me cigare. Njoftimi i policisë: Policia Kufitare e portit të Durrësit, në vijim të goditjeve ndaj krimeve ndërkufitare, si rezultat i  intensifikimit të kontrolleve, analizës së riskut dhe inteligjencës policore, ka goditur në bashkëpunim me autoritetet doganore të portit, një rast të tentativës për të kontrabanduar mallra.  Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi R. S., 28 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.  Në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit të...