Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trump: Zelensky, i gatshëm t’i dorëzojë Krimenë Rusisë! Presidenti amerikan tregon bisedën me homologun ukrainas në Vatikan
Presidenti i SHBA Donald Trump pretendon se homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky është i gatshëm t’i dorëzojë Krimenë Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje paqeje, pavarësisht refuzimeve të mëparshme të Kievit për një propozim të tillë. I pyetur nëse mendon se presidenti ukrainas është gati të dorëzojë kontrollin e gadishullit të tij jugor, i cili u aneksua ilegalisht nga Rusia në vitin 2014, Trump u përgjigj: “Unë mendoj se po”. Ai i bëri komentet para gazetarëve pasi u kthye nga Vatikani, ku zhvilloi një takim të shkurtër me Zelenskyn përpara funeralit të Papa Françeskut. Sipas presidentit amerikan, takimi “shkoi mirë”, ndërsa u fol “shkurt edhe për Krimenë”. Sipas Trump, Zelensky dukej më i qetë, duke kujtuar kështu tsakimin e tensionuar mes tyre në Zyrën...