Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Alarm nga rënia e lindshmërisë, sociologët: Ndikojnë ekonomia, emigracioni dhe përdorimi i drogës
30 vitet e ardhshme numri i lindjeve në vendin tonë do të përgjysmohet. Është ky parashikimi më i fundit që vjen nga raporti i projeksionit të popullsisë i kryer nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Por çfarë thonë ekspertët për këtë fenomen? “Faktori bazë që ka ndikuar vitet e fundit në uljen e lindshmërisë është ekonomia, pra të gjitha politikat që kanë të bëjnë me ekonominë e stabilizuar, një punë e sigurt, të ardhura më të sigurta. Tregu i punës në vendin tonë nuk ofron shumë mundësi apo është krijuar dhe mes të rinjve që ne nuk kemi hapësira meritokracie ku ne të punojmë, kështu priren që të ikin jashtë, që do të thotë se nëse të rinjtë ikin jashtë, të martohen, ose të shtyjnë...