Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kundër projektit të rrugës, tensione në protestën në Hotolisht, banorët përplasen me policinë
Banorët e Hotolishtit në Librazhd po protestojnë në kundërshtim të projektit të rrugës e cila kalon në zonë. Banorët kërkojnë shpronësime me çmime më të larta dhe ndërtimin e tunelit, ndërsa shprehen se janë shpërfillur nga ministrja Belinda Balluku edhe pse i janë drejtuar në lidhje me kërkesat e tyre. Ndërkohë gjatë protestës ka pasur edhe tensione, ku banorët janë përplasur edhe me policinë. “Ne i bëjmë thirrje Autoritetit Rrugor Shqiptar ARSH, dhe veçanërisht zonjës Belinda Balluku ministrja e infrastrukturës dhe energjisë ne kemi besim tek ju. Kemi parë angazhimin tuaj konkret në disa zona të vendit dhe besojmë se edhe për Hotolishtin do të gjeni vullnetin për të rishikuar projektin dhe për të ndihmuar në një zgjedhje të drejtë dhe pa kosto sociale.Nëse kërkesat...