Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Në kontratën e lobimit e përfshirë edhe bashkëpunëtorja e LaCivita, kush janë njerëzit që Berisha po “paguan me flori” për t’i hequr “non gratën”?
Sali Berisha është gati të paguajë miliona për të hequr “non gratën”, edhe pse nuk ja doli dot ta heqë para zgjedhjeve, kreu i PD synon ta realizojë atë në javët apo muajt në vijim dhe i ka hyrë fort lobimit. Ai ka lidhur një kontratë me Continental Strategy, ku do t’i paguajë 6 milionë dollarë në dy vite, kontrata kjo më e shtrenjtë e lobimit e firmosur ndonjëherë nga një parti shqiptare. Por kush janë njerëzit që ka gjetur Berisha për të lobuar te sekretari Rubio, me shpresën se do t’i hiqet damka e korrupsionit? Kompania “Continental Strategy” u themelua në vitin 2021 nga këshilltari i tij Carlos Trujillo. Zoti Trujillo e themeloi Continental menjëherë pasi Trump la detyrën, pasi kishte shërbyer në administratën...