Lamtumirë Papa Françesku! Arkivoli i Atit të Shenjtë përcillet në banesën e fundit

Lamtumirë Papa Françesku! Arkivoli i Atit të Shenjtë përcillet në banesën e fundit

Të paktën 400,000 vetë morën pjesë në ceremoninë mortore për të përcjellë Papa Françeskun në banesën e fundit. Ndër ta kishte edhe mjaft krerë shtetesh dhe anëtarë familjesh mbretërore. Vatikani njoftoi se arkivoli i Papa Françeskut u varros në Bazilikën e Shën Mërisë së Madhe në Romë. “Papa është i pari që prej më shumë se një shekull u varros jashtë Vatikanit. Varrimi i tij ishte një ngjarje private, që u lejoi atyre që ishin më të afërt me të të shprehin respektin e tyre”, njoftoi Vatikani. Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, tha për mediat italiane se në ceremoninë mortore për Papa Françeskun zhvilluar në Vatikan dhe në Romë morën pjesë të paktën 400,000 vetë. Mesha mortore për Papa Françeskun, filloi me një kor...