Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Punonjësi humbi jetën ndërsa po çmontonte skelën, arrestohet drejtuesja teknike e punimeve
Një ditë pas tragjedisë në një pallat në ndërtim në Qerret të Kavajës, ku humbi jetën një punëtor dhe një tjetër mbeti i plagosur, Policia e Kavajës ka marrë masa ndaj përgjegjësve të punimeve. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasen E. Xh., 68 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila mbante detyrën e drejtueses teknike të punimeve. Ajo akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë: E. D., 53 vjeç, banues në Golem të Kavajës, administrator i firmës dhe sipërmarrës i punimeve në pallat, si dhe M. Sh., 31 vjeç, inxhinier i kompanisë ndërtuese. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë çmontimit të një skele, kur 59-vjeçari H....