Burimi:
Standard.al

Foto © Standard.al
Ministrja kroate, Obuljen i referohet Berishës: Ne jemi parti të djathta, luftojmë për familjen, traditat dhe mundësitë e barabarta!
Ministrja e Kulturës në Kroaci, Nina Obuljen, në fjalën e saj në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga LDK me temë “Global She”, shprehu mbështetje të qartë për politikat që promovojnë pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje dhe fuqizimin e rolit të tyre në shoqëri.Duke ndarë përvojën e saj si grua me një karrierë të gjatë në politikë, ajo vlerësoi reagimin e grave shqiptare ndaj temave të trajtuara në këtë forum, veçanërisht në kontekstin e vlerave të përbashkëta që bashkojnë partitë demokristiane europiane, përfshirë Partinë Demokratike në Shqipëri.“Faleminderit për prezantimin dhe për ftesën!Është një sfidë më vete të flas pas kryetarit tuaj kaq karizmatik.Sikurse më është kërkuar, unë do të ndaj me ju disa mendime mbi rrugëtimin tim si grua në politikë.Të flasësh përpara një salle plot...