Gjiknuri takim me banorë të Kuçit: Bashkë nënshkruam memorandumin e fitores

Gjiknuri takim me banorë të Kuçit: Bashkë nënshkruam memorandumin e fitores

Kandidati i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, zhvilloi pasditen e së Shtunës një takim me banorë të Kuçit. Në fjalën e tij Gjiknuri pohoi se, “Gjatë kohës kur kam qënë drejtues politik në Qarkun e Vlorës, kemi bërë shumë punë të mira bashkë. Këtu në Kuç, nënshkruam dhe memorandumin e famshëm të fitores, ku përcaktuam numrin e mandateve që do të fitonim. Ajo mbetet si një referencë, ku përcaktuam fatin e fitores së Partisë Socialiste. Kuçi ka qenë gjithmonë element i rëndësishëm në fitoren tonë. Është një fshat me tradita. Është gjithmonë kënaqësi të vij këtu. Në Kuç janë bërë punë të mira, të cilat nuk kanë ardhur rastësisht, por si rezultat i punës së mirë të qeverisë dhe mbështetjes që ka...