No Image Available

Çfarë mund t’u mësojnë konklavat papnore demokracive për votimin

Nga John Thornhill - Financial Times Hakerët janë një grup njerëzish që i shohin gjërat me një dozë të shëndetshme skepticizmi. Sa herë analizojnë një sistem, instinkti i tyre i parë është ta thyejnë atë. Por edhe më dinakët do ta kishin të vështirë të hakeronin një nga sistemet më të sigurta të votimit që është shpikur ndonjëherë: metodën për përzgjedhjen e një pape të ri. Pas gati dy mijë vitesh, Kisha Katolike është afruar shumë me përkryerjen e këtij arti, sipas Bruce Schneier-it, autor i librit A Hacker's Mind. Çfarë mund të mësojmë nga ky proces? Së pari duhet pranuar se, si çdo zgjedhje, edhe konklavat papnore janë të diskutueshme. Shpesh ka polemika, ndërsa kandidatët e mundshëm, ose papabili, siç i quajnë vëzhguesit e...