Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Autobusi i vajzave të Skënderbeut përfshihet në aksident, tre sportiste janë në urgjencë
                            Autobusi në të cilin udhëtonte ekipi i vajzave të volejbollit të Skënderbeut është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik. Autobusi është përplasur dhe ka përfunduar buzë kanalit, ndërkohë që disa nga vajzat kanë pësuar dëmtime . Trajneri i ekipit të vajzave, Orlando Koja shprehet se disa nga vajzat kanë dëmtime, njëra në hundë, tjetra në gju dhe tjetra në shpataull. “Patëm një aksident të rëndë, jemi në Prrenjas, nja tre vajza kanë shkuar në urgjencë, të dëmtuar jemi, të shkundur, na goditi shumë fortë, autobusi është bërë përshesh. Vajzat kanë dëmtime, njëra përplasi hundën dhe i doli gjak, njëra dëmtoi gjurin, tjetra ka probleme me shpatullën, kemi dëmtime të ndryshme”, tha shkurtimisht ai. Ato po udhëtonin drejt Tiranës për të luajtur sot ndeshjen e...