VIDEO/ Momenti kur Xhelal Mziu me njerëzit e tij dhunojnë zyrtarin e Bashkisë Dibër, Kalosh Murra

VIDEO/ Momenti kur Xhelal Mziu me njerëzit e tij dhunojnë zyrtarin e Bashkisë Dibër, Kalosh Murra

Këto pamje tregojnë momentin e dhunës së ushtruar ndaj zyrtarit të Njësisë Administrative Ostren, Kalosh Murra. Ky i fundit pretendon se është dhunuar nga drejtuesi politik i PD-së për Qarkun Dibër, Xhelal Mziu, dhe nipi i tij. Pamjet janë filmuar me celularë në distancë, prandaj Xhelal Mziu nuk identifikohet qartë, por dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes bëjnë me dije për Report Tv se këto pamje i përkasin episodit të parë të dhunës para Njësisë Administrative Ostren. 33-vjeçari Kalosh Murra me detyrë, përgjegjës i ndihmës ekonomike, tha për Report Tv se deputeti demokrat ka dalë nga një lokal pranë Njësisë Administrative Ostren dhe është kthyer mbrapsht për ta dhunuar. “Kam qenë para punës time (njësisë administrative). Xhelal Mziu bashkë me të tjerë dolën nga lokali,...