Kupa e Mbretit/ Real Madrid kundër arbitrit! Bojkoton konferencën dhe stërvitjen, por finalja do të luhet

Kupa e Mbretit/ Real Madrid kundër arbitrit! Bojkoton konferencën dhe stërvitjen, por finalja do të luhet

Qëndrim i bujshëm nga Real Madrid në prag të finales së Kupës së Mbretit kundër Barcelonës në Sevilje. Për të protestuar ndaj deklaratave të arbitrit të ndeshjes, i cili foli për presione të papërshtatshme nga ana e Real Madrid TV, klubi i drejtuar nga Florentino Perez bojkotoi konferencën për shtyp para ndeshjes dhe njoftoi se nuk do të zhvillonte as stërvitjen e planifikuar në fushën ku do të luhej sot ndeshja. Ky qëndrim i ashpër ngjalli një pikëpyetje shumë më të madhe. Mediat spanjolle u pyetën nëse “Los Blancos” do të paraqiteshin të shtunën në mbrëmje në fushë kundër Barcelonës. Pas jehonës që krijoi ky rast, Real Madridi priste që Federata të tërhiqej dhe të ndryshonte treshen e arbitrave, por ata u konfirmuan. Më pas,...