Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Europarlamentari Lopez nga Kavaja: Lamtumirë Rama, përshëndetje Berisha
Sekretari ekzekutiv i CDI-së, Antonio Lopez ka mbajtur fjalën në takimin elektoral të PD-së në Kavajë. Lopez tha se këto zgjedhje nuk mund të manipulohen teksa i ka bërë thirrje shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë, që të votojnë masivisht Partinë Demokratike. Ai u dërgoi një mesazh të qartë emigrantëve të cilëve u tha se janë një mundësi për të ndryshuar gjërat në Shqipëri. Sipas tij, është thelbësore që shqiptarët në 11 maj të ndryshojnë gjërat në këtë vend. Fjala e Antonio Lopez: Vij nga Spanja. Kam ardhur për t’i thënë lamtumirë Edi Ramës. Dhe për t’i thënë përshëndetje Partisë Demokratike. Evropa nuk është një pasaportë. Evropa është Shqipëria. Nuk është Edi Rama ai që vendos kush është evropian dhe kush jo. Janë shqiptarët që vendosin. E di...