Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
502 eurodeputetë, pro Shqipërisë! Parlamenti Europian miraton raportin vlerësues dhe mbështetës për integrimin
Në parlamentin Europian me 502 vota pro nga 686 prezentë në sallë, është miratuar Raporti 2023-2024 i komisionit për punët e jashtme për Shqipërinë, i hartuar nga eurodeputeti austriak Andreas Schieder. Ky raport tashmë i votuar edhe në parlamentin europian vlerëson forcimin e pavarësisë së gjyqësorit, thellimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka kritika për polarizimin e vazhdueshëm politik, i karakterizuar nga retorika konfrontuese, duke kërkuar një dialog politik më konstruktiv dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri. Eurodeputetët kanë vlerësuar reformat sidomos në drejtësi dhe punën e Prokurorisë së Posaçme SPAK në ndëshkimin e korrupsionit. Taulant Balla ministër për...