50 mln dollarë për ‘kokën’ e Maduros/ Departamenti i Drejtësisë: Përdor Sinaloan për të sjellë droga vdekjeprurëse në SHBA!

50 mln dollarë për ‘kokën’ e Maduros/ Departamenti i Drejtësisë: Përdor Sinaloan për të sjellë droga vdekjeprurëse në SHBA!

Në një njoftim të paprecedentë, autoritetet amerikane kanë shpallur një shpërblim rekord prej 50 milionë dollarësh për informacione që çojnë në kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, të akuzuar për udhëheqjen e një rrjeti të gjerë trafiku ndërkombëtar droge. Sipas Departamentit të Drejtësisë dhe atij të Shtetit, Maduro ka bashkëpunuar me organizata të njohura kriminale dhe terroriste për të futur në SHBA sasi të mëdha kokaine, shpesh të përzier me fentanil, duke shkaktuar humbje të mëdha njerëzore. Ky veprim shënon përshkallëzimin më të fundit në përpjekjet e Uashingtonit për ta sjellë Maduron para drejtësisë dhe për t’i dhënë fund, siç e cilësojnë ata, “sundimit të tij të terrorit”. Kjo është deklarata: Sot, Departamenti i Drejtësisë dhe Departamenti i Shtetit po shpall një shpërblim historik...